TIRANE- Një aksident është regjistruar sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë një person ka mbetur i lënduar. Ngjarja në fjalë ndodhi në Kashar.

“BalkanWeb” mëson se në aksident janë përfshirë 3 mjete. Ndërkohë bëhet e ditur se i plagosuri është transportuar në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb