TIRANE

Në ditën e 7-të të protestës, pas mbarimit të afatit për kryeministrin, Edi Rama, studentët jo vetëm kanë bllokuar “Zogun e Zi” siç  kishin paralajmëruar më herët, por edhe kanë marrë rolin e ‘policisë’.

Në një foto të publikuar nga LSA, duken disa të rinj  teksa po i vendosin si gjobë, një shifër marramendëse  me shumë zero, dy makinave të policisë.

“Pranoni kërkesat se i thirra kuksianët”, shkruhet në një nga parullat ngjitur njërës prej makinave të policisë.

Kujtojmë se studentët prej disa ditësh janë ngritur në protestë, përmes të cilës kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb