Ndoshta as ajo vetë nuk e mendonte se për disa muaj rrjesht do të ishte një ndër emrat më të lakuar në media.

Po flasim për Beatrix Ramosaj, e cila është përfolur shumë, sidomos pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother Vip, për romancën me Donald Veshajn dhe ngjarjet që e pasuan.

Sot kur kjo histori ka marrë fund, të paktat kanë qenë prononcimet e këngëtares në lidhje me këtë çështje. Por, thumbimet herë pas here në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Së fundmi, Trixa ka postuar disa foto në Instagram, ku vëmendjen e ka marrë përshkrimi i tyre.

“Lloj i gruas që vjen një herë në jetë”-shkruan Ramosaj krahas fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

Të jetë ky një “thumb” i rradhës ndaj aktorit?!

Ju kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Beatrix Ramosaj ka postuar një foto në Instastory, me një thënie që ngriti dyshime të shumta.

“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tënde të historisë? Atje jashtë duke shpëtuar jetë”– shkruhej në thënien e postuar nga Trixa.

Dhe menjëherë fansat nisën të aludojnë se ky ishte një mesazh për aktorin e humorit. Kujtojmë se romanca e tyre nuk zgjati as 24 orë pas mbarimit të spektaklit dhe ishte këngëtarja e cila zbuloi ndarjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkroi “jo histori të rreme” duke i vënë një kryq të madh fjalës ‘jo’. Deri më sot asnjëri prej tyre nuk e ka treguar arsyen e ndarjes dhe pse të gjithë fansat besojnë se ishte rikthimi i Donaldit tek Bora Zemani./Panoramaplus

Beatrix
Beatrix

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb