Në shtëpinë e Milanit ka lindur një “djall” i ri, Luka Jovic. Nga një fantazmë, serbi është kthyer në sulmuesin e momentit, është rikthyer në kohërat e tij të arta, madje edhe më mirë nëse i referohemi statistikave. Në sezonin e tij më të mirë, 2018-19, kur ishte pjesë e Frankfurt, Jovic realizoi 27 gola në 48 ndeshje, pra një mesatare prej një goli çdo 122 minuta. Te Milan, Jovic ka shënuar 5 gola në 15 ndeshje, një gol çdo 115 minuta.

Jovic
Jovic

“Dopieta” e fundit kundër Caglieri-t ishte një sinjal i pastër që i dërgoi trajnerit Piolit, por sigurisht ky fakt nuk e largon Milanin nga merkato, kuqezinjtë mbeten sërish në kërkim të një numri 9-të. Giroud është 38 vjeç, ndërsa Jovic duhet ende të përforcojë pozitat e tij. Në këto kushte, është e pashmangshme që Milan të mos ndërhyjë në merkato. Sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë po monitorojnë nga pranë disa emra, ku mes tyre është edhe Armando Broja.

Milan Merkato
Milan Merkato

Emri i Brojës nuk është një risi, pasi prej kohësh “djalli” ka shfaqur interesim për sulmuesin shqiptar. Në këtë listë, gjithnjë sipas të përditshmes italiane, janë edhe emra si Marota, Scamacca, Taremi dhe deri te Jonathan David, por dëshira më e madhe është Serhou Guirassy i Shtutgard.

Giasi
Giasi

Sulmuesi francez ka numra fantastik, më shumë gola se sa ndeshje, më saktë 19 gola në 16 ndeshje, ka gjithashtu një klauzolë të pranueshme 17 milionë euro, por pengesë mbetet paga e tij, nga kërkesa deri te bonuset, shkon në 9,2 milionë euro në sezon, një shumë që Milan nuk mund ta paguajë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb