Një pensionist, i cili iu bashkua qytetarëve në Sheshin Skënderbej në protestën e 65-të, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Ai u shpreh se, me hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, Rama ka mohuar shtetin e Kosovës.

“Rama mendon sikur Kosova është si Roskoveci. Jam kundër hapjes së konsullatës serbe në Shkodër. Nëse e hap, ti mohon Kosovën. Serbia nuk e ka njohur Kosovën. Pse e sjell Serbinë në Shkodër? Për çfarë? Në Luginën e Preshevës jetojnë mbi 70 mijë shqiptarë dhe Vuçiçi tallet me Kosovën”, tha pensionisti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb