Një protestues, nga Sheshi Skënderbej, paralajmëroi se këto protesta, të cilat kanë shpërthyer edhe në qytete të tjera, mund të përshkallëzohen deri në mosbindje civile.
“Rama e ka mohuar masakrën e betonit. Kjo është qeveria e parë që njihet ndërkombëtarisht se fsheh në Shqipëri para të pista, jo vetëm të mafiozëve shqiptarë, por edhe të atyre të huaj. Dua që kjo protestë të zgjasë, pasi është maratonë, jo sprint. Kjo protestë mund të përshkallëzohet në mosbindje civile anembanë Shqipërisë. Do të jetë e vështirë, patjetër, pasi këta kontrollojnë gjithçka. Nuk kemi sindikata. Ju jeni e vetmja media e lirë që transmetoni të vërtetën. Revolta është e vonë, por shyqyr që ndodhi”, tha ai.
Sot mbahet dita e 65 e protestës kundër Ramës.
