Rolls-Royce që i përkiste Freddie Mercury do të dalë në ankand. Makina është Silver Shadow ikonë e vitit 1974 që u ble nga këngëtari e Queen në vitin 1978. Ajo do të dalë në ankand nga RM Sotheby’s më 4 nëntor me një bazë prej rreth 23 mijë euro dhe të ardhurat do t’i dhurohen Superhumans Center, një qendër britanike bamirësie, që ofron ndihmë për viktimat e luftës në Ukrainë.

Edhe pse Freddie Mercury nuk kishte patentë shoferi, ai kishte një pasion për makinat e bukura. Rolls-Royce është blerë nga Goose Productions Ltd, kompania e prodhimit të Freddie Mercury, në vitin 1979. Vitet e para të jetës së makinës nuk janë dokumentuar asnjëherë dhe nuk dihet se kujt i përkiste më parë. Makina ka veshje të brendshme blu dhe ende ka radion origjinale, kasetofonin dhe telefonin e makinës. Pas vdekjes së yllit legjendar të rock-ut, automjeti u trashëgua nga Kashmira Cooke, motra e këngëtarit.

Nick Wiles, specialist i automjeteve në RM Sotheby’s, shpjegoi se Rolls në pronësi të Mercury, “përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë” dhe ai shtoi se “fakti që të ardhurat nga shitja do të shkojnë për bamirësi për Ukrainën është e mrekullueshëm”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas asaj që raportohet nga bashkëpunëtorët e artistit, është makina më e përdorur nga Mercury për t’u transportuar nga shoferi, veçanërisht për të arritur në studiot e regjistrimit. Por kjo makinë ka qene edhe pjesë e disa momenteve të rëndësishme siç kujton Jim Beach, menaxheri i Queen: “Ne xhiruam videon promovuese të ‘We Will Rock You’ në kopshtin e rezidencës së re të Roger Taylor në Surrey”. Ai më pas shtoi: “Freddie erdhi atje ne bordin e ri të Rolls. Dhe ai insistoi që ne të nënshkruanim të gjitha kontratat ulur në sediljen e pasme të makinës, sepse ky ishte Rolls-i i parë që ai kishte në pronësi.”

Pasi Brian May dhe Roger Taylor e raportuan këtë në një intervistë këtë verë, kënga e papublikuar “Face It Alone”, kënga e parë e Queen me vokal e Freddie Mercyry, do të publikohet më 18 nëntor por për herë të parë doli në dritë që nga viti 2014. Në albumin e vitit 2014 “Queen Forever” në fakt grupi kishte përfshirë tre këngë të papublikuara me Freddie: “Let Me in Your Heart Again”, “Love Kills” dhe “There Must Be More to Life Than This” .

“Face It Alone” daton në seancat e albumit “The Miracle”, i lëshuar në 1989 dy vjet para vdekjes së Mercury, por ishte ndër këngët e skarcuara. Roger Taylor e përshkroi atë si “perlë e vogël e Freddie” dhe Brian May e quajti atë “të bukur dhe emocionuese”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb