Një tren u përplas me një autobus në Biloxi, në pjesën jugore të Mississippit, duke shkaktuar tre viktima dhe pesëdhjetë të plagosur. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë akoma në vendngjarje për të nxjerrë nga mjeti të tjerë persona të bllokuar.

Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim në qendër të qytetit rreth orës 14.15 ora lokale. Treni përplasi autobusin duke e shtyrë rreth 100 metra, nga distanca ku mjeti kishte ndaluar. Në autobus ndodheshin 53 persona të cilin vinin nga Austin e Texas.

Sipas policisë autobusi kishte ndaluar mbi shinat e trenit në momentin e aksidentit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb