Fitorja në transfertë e Juventusit në Champions League ndaj Portos me rezultatin 0-2 ka gëzuar jashtë mase të gjithë tifozët e “Zonjës së Vjetër” dhe një ndër ta është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gëzimin për fitoren e bardhezinjëve e ka shfaqur me një postim në rrjetin social “Facebook”.
Përveç gëzimit të fitores si një tifoz juventin, Rama ka “thumbuar” edhe tifozët e Interit por nuk kanë munguar edhe komentet e “zikaltërve”, të cilët Rama nuk ka dashur t’i mbajë “armiq” në faqen tij por ka gjetur çelësin për t’i mbajtur miq duke iu përmendur pikërisht Jose Mourinhon si njeriun që i bën miqësor me interistat.
Rama ka deklaruar më herët në një emision sportiv se Mourinho i pëlqen si trajner dhe se te karakteri i këtij personazhi të futbollit gjen edhe veten e tij në politikë.
Por interesant është fakti se edhe Rama para 7 vitesh ka qenë një tifoz i Interit kur në 2010 zikaltërit më në krye Mourinhon fituan Champions League. Por mesa duket që nga koha që Mourinho u largua nga Interi edhe Rama u largua si tifoz “zikaltër” për t’u “dashuruar” pikërisht me armikun e tyre të përbetuar: Juventusin.
Ndaj dhe tani që tifozat interistë po i “largohen” Ramës se po përkrah rivalin e tyre Juventusin, kryeministri gjen pikën e tyre më të dobët që ti mbaj sërish në krahun tij, pikërisht të shumëdashurin e përbashkët “Special One”, Jose Mourinjon.
Një nga komentuesit i shkruan: Zoti Rama për ty kam respekt po me këtë status zhgënjeve interistat. Ndësa Rama i përgjigjet: Interistat i kam miq, se na lidh afeksioni për Mourinjon
(I.Ç/BalkanWeb)