Ndonëse çdo ditë të këtyre dy javëve janë raportuar shifra të larta të COVID-19 në vend dhe masat janë forcuar duke mos lejuar grumbullimin e më shumë se 10 personave në çdo ambient, moti i mirë me diell ka bërë që qytetarët të kërkojnë natyrën.

Dhjetëra qytetarë për të mos thënë qindra janë dyndur në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë për të gëzuar ca rreze dielli e ajër të pastër më shumë.

Siç duket në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, qytetarët janë të shumtë ditën e sotme në digën e liqenit, si në një ditë të zakonshme vjeshte me mot të mirë dhe pa koronavirus nëpër këmbë. Me sa duket prania e madhe e tyre ka bërë të pamundurën edhe distancën, ndërsa ka nga ata që shëtisin dhe pa maska.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb