Policia spanjolle ka arrestuar 14 persona të kombësive të ndryshme nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të marijuanës. Organizata kriminale e trafikut të drogës operonte në disa vende europiane.

Mes të prangosurve ka edhe shtetas shqiptarë. Operacioni nisi marsin e vitit të kaluar kur një grup i përbërë nga shtetas me origjinë shqiptare po hetohej për zotërimin e një plantacioni të brendshëm marijuane në qytetin verilindor spanjoll të Reusit. Lënda narkotike transportohej më pas për në Francë, Holandë, Gjermani, Itali, shtete ku edhe çmimi është më i lartë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Transporti kryhej nga Barcelona, me ndihmën e kamionëve të regjistruar që dërgonin 2-3 herë në muaj ngarkesa deri 200 kg substanca narkotike. Gjatë operacionit të fundit, policia spanjolle bastisi gjashtë godina të të dyshuarve ku edhe gjeti një total prej 200 kg bimë narkotike të paketuara.

Janë sekuestruar po ashtu 10 mijë euro të gatshme. Të arrestuarit do të gjykohen për akuzat krime kundër shëndetit publik, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje e energjisë elektrike.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb