Matthijs De Ligt është nga të paktët lojtar që mund të sjell miliona në Torino, një lojtar që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur ta “sakrifikojnë” për të qenë korrekt me rregullat e ‘Fair Play Financiar’, gjithashtu do t’i dhuronte një bonus të mirë për të vijuar me fushatën në hyrje.

Ofensiva e Bayern Munich për të siguruar shërbimet e De Ligt është reale, bavarezët po përpilojnë një ofertë zyrtare prej 70 milionë euro, në fakt gjermanët ofrojnë më pak se Chelsea(70 milionë euro plus 10 të tjera bonuse) Nga ana tjetër, të dy ofertat janë më të ulëta se sa pretendon Juventus, 100 milionë euro. Futja e Bayern në garë për të siguruar shërbimet e De Ligt është një lajm pozitiv për Juve pasi në rastin më të keq, edhe nëse nuk e kanë shumë seriozisht do të detyronin rivalët të rrisin ofertën. Bayern mund të përfshijë në negociata edhe ndonjë lojtar si Pavard.

  • foto galeri
  • foto galeri

Me Pogba dhe Di Maria në hyrje, mbetet vetëm të zyrtarizohen, Juve po punon me kohë të plotë të sigurojnë kartonin e Zaniolo. Roma vlerëson sulmuesin “azzurr” me 60 milionë euro, por Juve kërkon ta ul në 50. Me shitjen e mundshme të De Ligt do të ishin me komod për të negociuar me verdhekuqtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb