Këtë Ditë Vere, Belshi dhe natyra e tij e mrekullueshme me liqenet e shumta karstike është zgjedhur nga qindra qytetarë nga zona e Dumresë dhe të rinj e të reja nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për t’u relaksuar e festuar.

Një traditë e lashtë kjo e ringjallur vitet e fundit.

Këtë 14 mars pothuajse nga të gjithë kjo ditë ishte menduar piknik në natyre, si një mënyrë origjinale organizimi për të festuar.

Liqenet dhe masivet pyjore të Belshit dhe në sfond muzike popullore bënë që qytetarët të kalojnë një ditë ndryshe, larg stresit e zhurmës.

Belshi dha një shembull të jashtëzakonshëm me vetë-organizimin, pasi dhe pjesëmarrja e qindra e mijëra vetëve i ka dhënë gjallëri vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: