Në të mirë dhe në të keq, tifozët kuqezi janë gjithnjë aty, për të mbështetur ekipin e zemrës, një dashuri pa kushte që i jep më shumë ngjyra ekipit tonë Kombëtarë. Paraqitje e tyre në “Air Albania” si gjithnjë ishte fantastike, të shumtë në numër, afro 17 mijë, tifozët ndezën atmosferën, koreografi shumë të bukura, mesazhe të gjetura, por pasioni i tyre solli edhe ndërprerjen e sfidës për pak minuta.

Fu6i3jwxeaek4ta
Fu6i3jwxeaek4ta

Gjatë gjithë 96 minutave edhe tifozët ishin protagonistë, madje nuk nguruan as të futeshin në fushë gjatë golit të realizuar nga Armando Broja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fundin e sfidës, ku Izraeli po bënte gjithçka për të vonuar ndeshjen, nuk munguan as sendet në fushë, detaj që nuk mund të kalonte pa u raportuar nga gjyqtari i sfidës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këtë episode, pritet ti kushtojnë jo pak FSHF-së, pasi nuk neglizhohen kurrë nga inspektorët e UEFA-s, çka mund të sjell një gjobë të majme në zyrat e FSHF-ës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb