Policia e Himarës ka vendosur në pranga një 26-vjeçar në kuadër të një operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve në stanin e të riut është sekuestruar një sasi municioni luftarak, si dhe disa fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sattiva.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Nivicë, në stanin e shtetasit A. M., kanë gjetur 100 fishekë, 2 granata, si dhe disa fidanë të kultivuar në vazo, të dyshuar narkotikë cannabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve policore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Himarë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftojnë unifromat blu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb