Gjenden 30 granata difensive ne fshatin Ballë të Këlcyrës, në njësinë Administrative Ballaban. Mësohet se mjetet shpërthyese janë zbuluar nga punonjësit e Rruga Urës teksa ishin duke ndërtuar një rrugë në këtë fshat.

Policia ka vepruar menjëherë duke rrethuar vendin dhe krijuar diametrin për te mos u afruar njeri. Vendi ku janë gjetur granatat është afër një banese anëtarët e të cilit janë evakuuar.

Priten të vijnë forcat xheniere në vendngjarje për të operuar me tej për evadimin apo plasjen e tyre të kontrolluar.

“Paraditen e sotme, në fshatin Ballë, Përmet, shtetasi A. K., 50 vjeç, duke kryer punime ndërtimi, në afërsi të banesës së tij, ka konstatuar rreth 30 granata, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar forcat xheniere, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: