Carlo Ancelotti po jeton një “rini” të dytë, në drejtimin e Real Madrid po zhvillon një sezon fantastik. Katër javë përpara fundit fitoi titullin në La Liga, për të ishte akoma më i veçantë, pasi e shndërroi në trajnerin e vetëm që ka fituar në 5 ligat më të forta në Evropë.

Real Madrid është gjithashtu në finalen e Champions League, një turne ku kanë zhvilluar tre sfida të çmendura, tre përmbysje të mëdha, kundër PSG, Chelsea dhe Man.City.

Ancelotti
Ancelotti

Tifozët madirelen janë të dashuruar pas teknikut italian, aq sa njëri prej tyre ka vendosur të bëjë tatuazh një nga imazhet e tij që bëri xhiro në rrjet, foton duke festuar së bashku me disa lojtarë me një cigare. Tifozi zgjodhi ta shoqërojë këto foto me një mesazh shumë të bukur:

Tifozi
Tifozi

“90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjata”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb