Te United mund të ndryshojë trajneri, mund të ndryshojnë lojtarët, por në fushë “djajtë e kuq” vijojnë të zhgënjejnë në mënyrë të pa besueshme. Me C.Ronaldo-n në stol, Erik Ten Hag debuton me humbje në Premier League.

Brighton i shkaktoi një disfatë të rëndë në “Old Traford” ku brenda 39-të minutash Gross realizoi një dopjetë.

As hedhja në fushë e yllit portugez në pjesën e dytë nuk ndryshoi rrjedhën e këtij takimi, autogoli i Mac Allister vetëm sa hapi sfidën, por pa mund të shmang humbjen e United.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shok e kaos” shkruan ‘Daily Telegraph’, një titull që tregon qartë situatën në shtëpinë e Man.United.

Feston pjesa tjetër e Mançesterit. City starton sezonin e ri me një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballë West Ham.

Erling Haaland ishte njeriu i ndeshjes me “bomberin” norvegjez që realizoi një dopjetë, nga një gol për pjesë. “Jeni të shqetësuar, duhet të jeni shumë të shqetësuar”, shkruan ‘Daily Mail’, duke iu referuar impaktit që Haaland ka tek ekipi i Pep Guardiolës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb