Policia Bashkiake e Kavajës ka zhvilluar sot një aksion në plazh, për të ndaluar zaptimin e hapsirave nga subjektet private që kanë vënë çadra pa leje.

Aksioni policor është zhvilluar në zonën e Golemit, ku janë konstatuar katër raste që kishin zaptuar hapësirën e rërës ndaj të cilës u mor masa e paralajmërimit.

Njoftimi i Policisë Bashkiake:

“Policia bashkiake e Kavajës ushtron kontrolle të vazhdueshme për të parandaluar zënien e hapësirave të plazhit nga persona apo subjekte që nuk janë të pajisur me leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19. #respektojmëligjin”

Bc83e0bb B567 4bed 9be6 666e11e5406c
Bc83e0bb B567 4bed 9be6 666e11e5406c

BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb