Është mars, por moti me diell dhe temperatura të larta ka bërë që turistët e hershëm të nisin plazhin ne bregdetin e Vlores. Edhe pse sezoni i plazhit ende nuk është çelur zyrtarisht, shumë turistë të huaj kane zgjedhur Vlorën per te shijuar fundjavën dhe rrezet e diellit duke u lare edhe ne det.

“Super, me pëlqen shume ketu..Notova. uji ështe super’, thotë një plazhist.

Një tjetër turiste e huaj që po shijon Vlorën në këto sitë thote: Notova..uji eshte super..

Një djalë tjetër komenton për gazetarin e BalkanWeb dhe News24: Shqipëria ështe një vend shume i bukur..Kam pare shume turiste spanjolle ketu..Iu them te gjithëve te vijnë dhe ta shijojnë verën në Shqipëri.

Shume te tjerë zgjodhën të shijojnë rrezet e diellit ne bregdet duke shijuar kaltërsinë në distancë.
“Eca gjate bregdetit. Më pëlqen deti këtu. Vlora është shume e bukur. Eshte hera e dyte qe vij ketu”.

Pushuesit shfrytëzojnë hapësirën e lirë të rërës pasi çadrat e shezlongët ende nuk janë vendosur deri ne çeljen zyrtarisht te sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: