Fotoja e këngëtarit të njohur me emrin ‘Stresi’ në një dhomë të mbushur me hashash bëri bujë disa vite më parë, por kohët e fundit hashashi është përhapur aq shumë saqë nuk i bën më askujt përshtypje.

Kohët e fundit kjo bimë me vlerë është prezente në shumë vende të Shqipërisë.

Kjo foto është bërë në një nga fshatrat e Tepelenës, ndërsa personi që e ka dërguar tek JOQ thotë se sfidon Stresin për sasinë e hashashit që hedh me lopatë.

Nëse Arkimed Lushaj ndodhej në një dhomë të vogël të mbushur me lëndën narkotike, këta persona familjarisht punojnë në fusha të tëra të rrethuara nga bima e gjelbër. Shpresojmë që t’i sjellë fitimet e duhura kjo punë, e cila ka lodhjen dhe rrezikun e saj, si çdo punë tjetër.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: