Vazhdon kaosi për Benfikën, me tifozët e kësaj të fundit që nuk e kanë përtypur aspak barazimin ndaj Tondelës dhe faktin që mund të humbasin titullin, i cili mund t’u shkojë rivalëve të përjetshëm të Portos. Pas gurëve ndaj autobusit të skuadrës, tifozët e skuadrës së Lisbonës nuk janë ndalur me kaq.

Tifff
Tifff
Tifff2
Tifff2
Tifff3
Tifff3

Gjatë natës ata kanë vandalizuar shtëpinë e trajnerit të ekipit, Bruno Lagës, dhe të dy lojtarëve, mesfushorit Pizzi dhe anësorit Rafa Silva. Dyert apo muret u vandalizuan nga shkrime ofensive dhe me fjalor të ulët nga disa tifozë, teksa duket se kjo situatë nuk do ndalet me kaq.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb