Zero tituj, ky fakt rëndon shumë me sa duket në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, nuk kishte ndodhur kurrë në 10 vitet e fundit, për këtë arsye drejtuesit e klubit po punojnë fuqishëm për të ndërtuar një ekip të ri, në mënyrë që të rikthehen sa më shpejt te trofetë.

Të hënën në Torino zbarkuan përfaqësues të Paul Pogba, pavarësisht se drejtuesit e Juve e mohun se temë diskutimi ka qenë mesfushori francez, në Itali nuk “gënjehen” në këtë pjesë, është e qartë që Pogba për momentin është kthyer në prioritetin e stafit bardhezi.

Tuttosport
Tuttosport

Pogba është vetëm maja e ajsbergut, pasi në të njëjtën kohë po punojnë edhe për dy lojtarë të tjerë, dy emra të rëndësishëm se Di Maria dhe Ivan Perisic, të dy në skadencë kontratë, në fakt tre së bashku me Pogba.

La Gazzetta
La Gazzetta

Pasi shpenzuan shumë para gjatë janarit për afrimin e Vlahovic, Juve po ndjek një tjetër metodë këtë verë, kërkon lojtarë që largohen me parametra zero për ti ofruar diçka më shumë në planin personal, Pogba, Perisic dhe Di Maria janë tre emra ideal që mund të përforcojnë jashtëzakonisht shumë ekipin e Allegerit ndërsa një temë e hapur prej kohësh mbetet edhe Milinkovic-Savic, por në këtë rast duhen shumë para për të blerë kartonin e tij nga Lazio.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb