TIRANE- Publikohet për herë të parë fotoja e Devi Kasmit, 42-vjeçarit të ekzekutuar me katër plumba mbrëmjen e djeshme në Tiranë, që njihej edhe me pseudionimin “fantazma” për shkak se fotot e tij ishin të rralla, e shumë pak njerëz ia njihnin fytyrën.
Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” foton e Kasmit, i cili gjithashtu mësohet të jetë edhe pronar i një palestre në kryeqytet, e frekuentuar nga shumë VIP-a.

Me emrin Dëfrim, Devi Kasmi rezulton të ketë regjistruar dy biznese, në njërin prej të cilëve është aksioner.
Dëfrim Kasmi fillimisht ka regjistruar në emrin e tij një palestër të cilën e ka hapur në vitin 2002 dhe e ka mbyllur në vitin 2011.

Ndërsa më pas ai ka qenë aksioner në një shtypshkronjë që e ka vazhduar aktivitetin deri në vitin 2014.

Burime të “BalkanWeb” thonë se Kasmi është parë pranë ambienteve të palestrës edhe pak ditë para se të ndodhte vrasja, ndonëse zyrtarisht nuk rezultonte të ishte më pronari. Bëhet fjalë për një nga palestrat me të njohura të kryeqytetit, e frekuentuar edhe nga VIP-a të shumtë,
(m.a/BalkanWeb)
