Është identifikuar si Romario Brunga, 25-vjeçari që u gjet i pajetë në Balldren të Lezhës ditën e sotme.
Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, raportohet se është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
Po ashtu, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.
(BalkanWeb)