DROPULL

BalkanWeb mëson se këngëtari Vasil Konomi u gjet i vdekur në fshatin Goranxi në Dropull.

Mësohet se trupi i Konomit ndodhej në garazhin e tij, pranë makinës, i pajetë ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ai u helmua nga gazrat e makinës. Kjo pistë është ngritur pasi makina e tij ka qenë e ndezur nga darka e djeshme deri në mëngjesin e sotëm.

Konomi ishte këngëtar dhe klarinetist. Sipas Policisë, ai banonte në fshatin Goranxi dhe trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit të Gjirokastrës për ekspertizë mjekoligjore.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gjirokastër/nformacion paraprak.

Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb