GREQI

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka takuar ambasadoren shqiptare në largim në Greqi, Ardiana Hobdari pas shkarkimit të saj nga Cakaj.

Dendias shkruan se me Hobdarin kanë diskutuar për marrëdhëniet Greqi- Shqipëri.

Po ashtu ajo thotë se i dha lamtumirën asaj pasi misioni i Hobdarit si amabsadore në Greqi ka mbaruar.

Më 8 korrik ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka shkarkuar jo vetëm ambasadoren Ardiana Hobdari por gjithë stafin për shërbime të dobëta konsullore në Athinë. Por ajo ende dhe sot pas 2 muajsh vijon të ushtrojë detyrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb