I gjithë vendi u trondit dje nga një sulm i paprecedentë që ndodhi mbrëmë në Gramsh, ku dy rusë sulmuan me lëndë kimike dy ushtarë. Këta të fundit, Aldo Bici dhe Ardian Caka mbetën të plagosur në zonën e fytyrës, ndërsa fill pas ngjarjes u transportuan në spitalin e Gramshit ku iu dha ndihma e parë mjekësore.

Fill pas ndihmës së parë, ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, konkretisht spray neuroparalizues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: