Në shtëpinë e United prej kohësh ka një çështje të nxehtë, një pyetje që kërkonte një përgjigje të shpejt, pasi nga emri i trajnerit të ri mund të vendoset edhe e ardhmja e disa yjeve që qëndrojnë me “valixhe në duar”, lojtarë si Ronaldo e Pogba që në më shumë se një herë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me Ralf Rangnick.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo dilemë me sa duket ka marrë fund pasi të gjithë mediat britanike janë bashkuar këtë të enjte në një pikë: “Erik Ten Hag do të jetë trajneri i ri i Man.United”: “Erik the red”, ishte titulli më shumë i lakuar në faqet e para.

Ten Hag fitoi balotazhin në distancë me Pochettino, trajneri aktual i PSG. Ten Hag do të marrë drejtimin e “djajve të kuq” në përfundim të këtij sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb