SHBA

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga uragani “Laura” që preku rëndë shtetet amerikane të Luizianës dhe Teksasit. Lajmi është bërëi ditur nga mediat amreikane duke cituar autoritetet.

Shkaqet ishin të ndryshme si rrëzimi i pemëve, mbytja dhe helmimi nga gjeneratorët. Guvernatori i Luiziaës John Bel Edwards ka konfirmuar se 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit ‘Laura’.

Erërat deri në 240 kilometra në orë shkaktuan dëme të mëdha, me ndërprerjen e energjisë elektrike që la në errësirë më shumë se gjysmë milioni shtëpi dhe me një zjarr në një fabrikë kimikatesh në një impiant industrial.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb