TIRANË

Pas debateve të shumta që kishte për ngritjen e një memoriali në Tiranë që ishte në nder të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi, persona të paidentifikuar kanë shkatërruar atë.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “Balkanweb” se memoriali turk është marrë nën ruajtje nga Policia e Shtetit.

Siç shikohet edhe nga fotot, dy policë ruajnë memorialin e rrethuar dhe mbuluar me rrjet jeshile që pengon shikimin e tij.

Memoriali i kushtohet viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të 2016-ës, kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Grushti i shtetit dështoi, ndërsa presidenti Erdogan bëri përgjegjës ish-mikun e tij, klerikun Fethulla Gylen, si autor të sulmit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb