INDI

Lumi i shenjtë i Indisë, Ganges, është mbushur në ditët e fundit me trupa të vdekurish.

Qindra kufoma janë gjetur në sipërfaqe të lumit ose të groposura në rërën e brigjeve të tij. Vendasit që jetojnë afër lumit, në shtetin verior të Uttar Pradesh, dyshojnë se trupat janë viktima të Covid-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat vendase raportojnë se policia tërhoqi 62 kufoma nga lumi.

India ka regjistruar më shumë se 25 milionë raste dhe 275 000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, por ekspertët thonë se shifrat reale janë shumë herë më të larta se sa shifrat zyrtare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb