KSAMIL

Një zjarr ka përfshirë kodrën pranë plazhit të Gjirit të Hartës në Ksamil. Shkurre dhe pemë kanë marrë flakë teksa zjarri vijon prej disa minutash, mëson BalkanWeb.

Pushuesit që kanë zgjedhur ditën e sotme të kalojnë disa orë në Gjirin e Hartës janë ndier të pashqetësuar teksa shohin tymin.

Gjithsesi zjarrfikësja e Sarandës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të shuar flakët.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb