Protesta qytetare në Tiranë, që ka hyrë në ditën e saj të 62-të, u shoqërua edhe këtë mbrëmje me pankarta, parulla dhe thirrje të protestuesve.

Pak çaste para nisjes së marshimit, organizatorët vendosën edhe mesazhin simbolik të mbrëmjes në pllakat e bulevardit, një element që tashmë është kthyer në traditë në çdo tubim. Këtë herë, mesazhi ishte: “Me Bashkitë”.

Përmes këtij slogani, protestuesit shprehën mbështetjen për qytetarët që kundërshtojnë draftin e reformës territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njëkohësisht, u përcoll edhe një thirrje drejtuar banorëve të këtyre bashkive që t’u bashkohen protestave në Tiranë, në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimeve të propozuara në hartën e pushtetit vendor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: