Vetëm një javë e ndan Presidentin Ilir Meta nga largimi prej postit të Kreut të Shtetit, detyrë që e mbajti për 5 vite.

Dhe për t’u përgatitur për këtë largim duket se Meta ka zgjedhur të jetë tepër i kuruar, pasi këtë të diele e ka shfrytëzuar për të shkuar te berberi.

“Gati për një javë të re, bashkë me miq të rinj!”, shkruan Meta në Facebook, krahas një foto ku berberi i tij shihet me gërshërë në dorë duke e qethur.

Kujtojmë se Kreu i Shtetit ka njoftuar se do të jetë aktiv në jetën politike të vendit pas largimit nga detyra dhe nuk përjashtohet mundësia që ai t’i bashkohet aksionit opozitar të nisur nga Partia Demokratike e Sali Berishës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb