Edhe këtë të premte, në protestën e 69-të kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave të shfaqura në Sheshin Skënderbej.

Një prej pankartave mbante mbishkrimin: “69, më të fortë se kurrë”, duke nënvizuar vazhdimësinë e protestës prej 69 ditësh.

Një tjetër pankartë, e shoqëruar me imazhin e një tufe korbash, kishte mesazhin: “Ende këtu. Ende duke kërkuar përgjigje”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në shesh u shfaqën edhe mesazhe drejtuar kryeministrit Edi Rama. Një prej tyre, e shoqëruar me fotografinë e Ramës dhe hartën e Shqipërisë, shkruante: “Jo prona jote. Vendi ynë”.

Ndërkohë, një tjetër pankartë përcillte mesazhin: “69, më të bashkuar se kurrë”, duke simbolizuar edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve nga diaspora në protestat kundër qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: