Në ditën e 28-të të qëndresës qytetare në kryeqytet, një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë grumbullimit të parë të protestuesve në qendër të Tiranës. Siç dallohet qartë në foton e siguruar në terren, mes flamujve të shumtë kuqezi që kanë mbuluar sheshin Skënderbej, është shfaqur i valëvitur edhe flamuri i Anglisë.
Prania e flamurit anglez në këtë tubim mbarëkombëtar nuk është e rastësishme.
Ky simbol tregon pjesëmarrjen e fortë të emigrantëve shqiptarë që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe për t’iu bashkuar kauzës së qytetarëve në atdhe. Shumë prej tyre kanë ardhur posaçërisht për të ngritur zërin kundër qeverisë, duke sjellë me vete edhe simbolet e vendeve ku jetojnë dhe punojnë.
Kjo prani e shton akoma më shumë karakterin kombëtar të protestës, duke treguar se revolta ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe ka gjetur mbështetje të gjerë në mbarë diasporën shqiptare.
