Një koment i këngëtares Beatrix Ramosaj në një prej postimeve të ish-konkurrentit të Për’puthen, Andi Artani, ndezi dyshime për raportin mes tyre.

Në rrjet u komentua dhe u aludua se pas ndarjes nga Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj ka nisur një romancë të re me ish-konkurrentin e Për’puthen. Kjo pasi ky i fundit kishte shprehur më parë pëlqimin për të, dhe veprimi i saj i fundit u mor si një reagim apo konfirmim.

Por këngëtarja ka vendosur të sqarojë gjithaçka për të mos lënë vend për dyshime. Përmes dy statuseve në rrjetin social Twitter, Beatrix sqaron se është beqare dhe po i dedikon kohë vetëm vetes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë”- shkruan mes të tjerash Beatrix.

Gjithçka nisi nga një koment i Andit për Beatrix, i cili tha: “Një farë simpatie e kam për të!”

Kaq mjaftoi që publiku të fillonte të imagjinonte si çift të mundshëm këngëtaren me ish-konkurentin e Përputhen. Ky i fundit është shumë aktiv në Instagram, duke përditësuar ndjekësit me foto e video nga jeta e përditshme.

Teksa nuk kishte një reagim nga Trixa për deklaratat e Artanit, ish-banorja e Big Brother Vip bëri sot lëvizjen e saj. Në foton e postuar nga Andi, këngëtarja nuk ka harruar të lërë një koment.

“I Dukagjinit mo,”-shkroi ajo. Duke ripërsëritur deklaratën që ai kishte bërë për të, ku u shpreh gjithashtu se një ndër arsyjet që e pëlqen është se janë nga i njëjti vend.
Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: