Mund t’ju duket si fortesa e ndonjë agjenti nga filmat e James Bond-it por në të vërtet ky është një objekt nga periudha sovjetike i cili ndodhet në Siberi. Në këtë objekt mendohet se ruhet arsenali i armëve biologjike (viruse dhe sëmundje të krijuara në laborator për të shkaktuar vdekje masive) të Vladimir Putin.

Qendra Shtetërore për Kërkime mbi Virologjinë dhe Bioteknologjinë në Novosibirsk, Siberi ka në posedim sëmundje shkatërruese si lija dhe antraksi, si dhe patogjenë vdekjeprurës si Ebola. E hapur gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë në vitin 1974 si një qendër kërkimore për bio-terrorizmin, ajo funksionon ende si një nga vendet më të fortifikuara të Rusisë, e rrethuar me tela me gjemba si dhe me ushtarë të armatosur të vendosur gjithmonë në hyrje të saj.

Qendra prej 70,000 metra katrorë është afërsisht e madhe sa një fushë futbolli dhe është një nga 100 ndërtesat kërkimore dhe administrative e njohur në Rusi si ‘’Vektor’’. Ajo është një nga 59 biolabatorët e sigurisë më maksimale në botë, standard i njëjtë me Institutin e Virologjisë në Wuhan ku mendohet se u krijua virusi i Covid.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Qëndra Vector ka leje për të trajtuar disa nga patogjenët më vdekjeprurës në botë dhe punëtorët përgjegjës për studimin e viruseve veshin kostume speciale mbrojtës me ngjyrë të gjelbër ushtarake. Objekti i fshehtë është i vendosur në ultësirën e Siberisë jugperëndimore në kufirin me Kazakistanin, një nga vendet më të ashpra dhe më të izoluara në tokë, ku temperaturat mund të bien deri në -35 C në dimër.

Rusia pretendon se ky laborator nuk funksionon më si testues i armëve biologjike, pasi ai u mbyll në vitin 1992 pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Tani zyrtarisht thuhet se laboratori fokusohet vetëm në zhvillimin e vaksinave për viruset vdekjeprurëse. Vitin e kaluar ai nisi kërkimet mbi viruset parahistorike të gjetura në kuajt paleolitikë të ruajtura nga temperaturat e ulëta në Siberi.

Vitin e kaluar në një raport të Departamentit të Shtetit në SHBA pretendohej se Rusia po krijon një program sulmues të armëve biologjike pavarësisht se rusët këmbëngulin se kërkime të tilla janë ndërprerë. Kjo hipotezë përforcohet edhe më shumë pasi ambasadori i SHBA-së tha se Putin mund ti përdorte armët biologjike për të përmbysur qeverinë ukrainase.

Nga ana tjetër vetë Rusia ka akuzuar SHBA-në për zhvillimin e armëve biologjike në laboratorët ukrainas si pjesë e justifikimit të saj për përfshirjen në luftë, megjithëse këto pretendime janë mohuar nga ekspertët globalë.Ish-zyrtarë amerikanë si dhe ekspertë këmbëngulin se laboratorët po punojnë për të zbuluar dhe parandaluar përhapjen e armëve biologjike dhe gjithashtu kanë ndihmuar në frenimin e shpërthimeve të sëmundjeve.

Laboratori rus u bë kryefjalë e lajmeve në vitin 2019 kur një shpërthim gazi la një punonjës me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Në atë kohë drejtuesit e laboratorit u detyruan të mohojnë se zjarri e kishte ekspozuar publikun ndaj patogjenëve të ruajtur brenda. Konventa, e cila detyroi BRSS të shpërbëjë zyrtarisht laboratorët e tillë është një traktat ndërkombëtar që ndalon vendet të zhvillojnë dhe grumbullojnë armë biologjike.

Agjencia ‘’Biopreparat’’ e cila udhëhoqi programin e luftës biologjike në vend u themelua në vitin 1974, në të njëjtin vit me laboratorin. Ajo punësoi deri në 40,000 punëtorë në pesë institute të fokusuara në ushtri. Laboratori ‘’Vector’’, i cili tani ka rreth një të tretën e numrit të personelit që kishte në periudhën sovjetike, është një nga 59 laboratorët e sigurisë të nivelit të katërt, të vendosura në 23 vende të ndryshme.

Ekspertët janë gjithnjë e më të shqetësuar për kontrollin dhe menaxhimin e organizmave të rrezikshëm në këto laboratorë. Disa thonë se masat e sigurisë nuk janë aspak të mjaftueshme për të parandaluar një pandemi globale që mund të shkaktohet nga viruset e ruajtura në laborator. Megjithatë laboratori pretendon se tani ai punon vetëm për kërkimin e vaksinave dhe nuk është më i përfshirë në luftën biologjike./Babel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb