Laprakës dhe gjithë komunitetit të njësisë në 11 në kryeqytet i shtohet një tjetër ambient sportiv.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar fotot nga fushat e reja sportive të shkollës “Kolë Jakova”.

“Fusha e re sportive në Laprakë. Shkollës “Kolë Jakova”, por dhe komunitetit të Njësisë nr. 11, i shtohet një tjetër ambient sportiv, ku nxënësit dhe fëmijët e lagjes mund të stërviten e të luajnë . Ta gëzoni kampionë”, shkruan Veliaj.

Më herët, Bashkia e Tiranës rehabilitoi dhe fushën e vjetër të Laprakës e cila ishte zgjedhur si vend ndërtimi për pallate nga qeverisja e Partisë Demokratike.

Tashmë ajo i është rikthyer banorëve të zonës, si një mjedis për stërvitjen e fëmijëve dhe kampionëve të ardhshëm të qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb