Detaje të reja zbardhen nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e kaluar Mirditën dhe mbarë vendin, teksa u vranë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë motër e vëlla. “BalkanWeb” sjell fotot e viktimave Esmeralda Filopati, 36 vjeçe, dhe Vledison Filopati, 34 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja tragjike ka ndodhur në oborrin e banesës së familjes Filopati, në Kodër Rrëshen, dhe dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve familjare.

Ish-bashkëshorti i 36-vjeçares, Fatmir Kolecaj, sipas policisë, është autori i dyshuar kryesor i krimit. Ndërkohë, forcat RENEA dhe ato të FNSH kanë ngritur prej mbrëmjes së kaluar grup hetimor për zbardhjen e krimit të dyfishtë, si dhe postblloqe në rrugët hyrëse e dalëse të Rrëshenit, për kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb