Policia kroate ka sekuestruar 11 kilogramë heroinë në kufirin e Serbinë, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar. Arrestimi ka ndodhur në vendkalimin e Batinës. Shqiptari i arrestuar, i cili tashmë ndodhet në paraburgim, dyshohet të pjesë e një grupi kriminal që prodhonte dhe shiste drogë.

Droga u zbulua falë një qeni që kontrolloi makinën pasi policia kufitare dyshoi se brenda saj kishte drogë.
Policia ka gjetur drogën në pjesën e modifikuar poshtë xhamit të përparmë ku janë sekuestruar 21 pako me gjithsej 10.924 kilogramë heroinë, e cila është konfiskuar.

Më 16 dhjetor në Kroaci në një autobus me targa shqiptare u kapen 5.4 kg heroine dhe 5.6 kg kokaine, ndërsa në 10 janar u sekuestruan 11 kg heroinë në një makinë shqiptare. Ndërkohë, më 12 janar në një tjetër makinë me targa shqiptare u sekuestruan 11 kg heroinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb