Automjete luksoze, kamera e kanabis i janë gjetur një 26-vjeçari të arrestuar sot nga Policia e Tiranës për trafik personash dhe shfrytëzim prostitucioni.

Sipas të dhënave zyrtare, Dario Prifti banues në Fushë-Mamurras, Kurbin është arrestuar pasi në bashkëpunim me një tjetër person të shpallur tashmë në kërkim kanë trafikuar në drejtim të Italisë një vajzë me inicialet R.L., të cilën e kanë shfrytëzuar si prostitutë.

26-vjeçarit i janë sekuestruar dy automjete luksoze, një “Ferrari F 430” dhe një “Porsche Cayene”. Po kështu u janë gjetur në banesë edhe kamera dhe aparate fotografike si dhe një dylbi snajperi, ndërsa në makinë kanabis sativa. Tashmë policia ka nisur edhe hetimin e pasurisë së 26-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë, arrestohet një shtetas për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni si dhe shpallet një tjetër në kërkim.
Më datë 00.10.2016, nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë i mundur arrestimi i shtetasit:
– Dario Prifti, 26 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin.
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi, F. Ll.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet të kenë trafikuar në drejtim të Italisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, shtetasen R.L.

Nga kontrolli i banesës së shtetasit Dario Prifti në Fushë Mamurras u sekuestruan në cilësinë e provës material:
– 3 kamera filmike dhe 1 aparat fotografik të dyshuar të vjedhura
– 1 dylbi si dhe dylbi arme zjarri snajper
– 1 automjet tip “Ferrari F 430”, pa targa e dyshuar e vjedhur jashtë shtetit dhe e trafikuar në Shqipëri
– 1 automjeti tip “Porsche Cayene” me targë AA 663 NT (gjatë kontrollit të mjetit u konstatuan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale të “Trafikimit personave”, “Shfrytëzimit prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu për shtetasin Dario Prifti, kanë nisur hetimet për të saktësuar prejardhjen e pasurisë.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb