VARSHAVË

Pas situatës në Kakavijë, në kufi me Greqinë, duket se problemet për shqiptarët që duan të ikin jashtë nuk kanë fund.

Pas problemeve me kufijtë në rrugë tokësore, shqiptarët sa duket kanë probleme edhe për kalimin në rrugë ajrore.

Një qytetar shprehet për “Balkanweb” se  janë bllokuar në Aeroportin e Varshavës.

Ai thotë se ka shqiptarë që kanë një ditë aty dhe se ka edhe pleq, gra e fëmijë.

“Jemi nisur sot nga Rinasi, në orën 09.10 minuta dhe kemi mbërritur në Varshavë në orën 11.20 minuta. Ne jemi transit dhe kjo ishte rruga e vetme që ishte e lirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jemi 50 shqiptarë këtu në Aeroportin në Varshavë. Kemi paguar nga 500 euro secili. Na kanë sekuestruar pasaportat. Rinasi nuk na informoi në mëngjes se cfarë mund të na priste këtu”, shprehet qytetari.

Ai dërgon edhe fotot nga Aeroporti i Varshavës, aty ku tashmë janë bllokuar 50 qytetarët shqiptarë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb