Dita e djeshme, data 12 korrik ka përkuar me ditëlindjen e Ajkës. Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj ka festuar 4-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për të voglën e tyre nuk munguan as urimet më të ndjera nga mami Xhensila dhe babai Besi. Përpos kësaj çifti i artistëve kanë organizuar edhe një festë madhështore për të përmbyllur siç duhet ditëlindjen e katërt të vajzës së tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bota nënujore e sjellur në tokë. Ky ishte koncepti i ditëlindjes së Ajkës, ku mbizotëronte imazhi i sirenave, madje dhe vetë Ajka ishte e veshur si një e tillë.

Në videot e postuar nga Besi dhe Xhensila në Instagram përpos atmosferës së hareshme, bien ë sy një moment kur vajza e tyre e vogël këndon këngët hit që këngëtarët i kanë kushtuar njëri tjetrit. Ajka dëgjohet duke kënduar “Çelsi i Zemrës” dhe “Skifterja Ime”, dedikime këto që Xhensila dhe Besi ia bënë njëri tjetrit para se të martoheshin.

Ju kujtojmë që pas 7 vitesh me njëri-tjetrin, më 1 shtator 2017, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dyshja asokohe organizoi një ceremoni madhështore në Pallatin e Brigadave. Një vit më vonë më 12 korrik të 2018-të Xhensila u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë Ajkën./ PanoramaPlus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb