Miliona britanikëve u është kërkuan të qëndrojnë në shtëpi sot mes kaosit të madh të udhëtimeve pasi zyra meteorologjike lëshoi një “paralajmërim të kuq” për erërat mbi 100 milje në orë mbi Anglinë jugore duke përfshirë Londrën teksa stuhia Eunice përfshiu Britaninë.

Paralajmërimet zgjasin nga ora 7 e mëngjesit deri në 12 pasdite në jugperëndim dhe nga ora 10 e mëngjesit deri në 3 pasdite në juglindje me parashikuesit të shqetësuar për “mbeturinat fluturuese që rezultojnë në rrezik për jetën” si dhe “çatitë e dëmtuara dhe rrëzim të linjave të energjisë”.

Qindra shkolla u mbyllën, të gjithë trenat në Uells u pezulluan dhe pasagjerëve të trenave në të gjithë Anglinë iu kërkua të mos udhëtonin mes anulimeve masive pasi ushtria ishte në gatishmëri për atë që mund të ishte stuhia më e keqe në 32 vjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb