SHBA- Kjo padyshim mund të cilësohet fare mirë si një dasmë e ‘çmendur’. Babë e bijë kanë surprizuar të gjithë dasmorët me një kërcim ndoshta jo si ai tradicionali që jemi mësuar të shohim.

Ceremonia u mbajt në Utah të SHBA-ve. Mes ritmit, nusja e re, Mikayla Ellison Phillips vallëzonte me babain e saj, Nathan Ellison dhe herë pas here muzika ndryshon.

25-vjeçarja pohoi për ‘Good Morning America’ se kjo ishte gjëja më e bukur që i kishte ndodhur në jetë. “Gjëja më e bukur ishte kur shihja babanë tim se sa i lumtur ishte. Plotësova ëndrrën time”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: