Një martesë duket se do të bëhet shumë shpejt për Paris Hilton.

35-vjeçarja trashëgimtare ka publikuar në Instagram klipin e propozimit për martesë të bashkëshortit të saj të ardhshëm Chris Zylka, i cili është gjunjëzuar në dëborë në Aspen, teksa i bën një pyetje, të cilës bukuroshja i është përgjigjur me një ‘po’, duke ju hedhur në qafë të fejuarit të saj dhe duke vënë në gisht unazën e çmuar.

’Momenti më romantik i jetës time’, ka komentuar ajo më pas në rrjetin social, ku ka marrë një lumë pëlqimesh dhe komentesh.

‘Thashë po’! ka shkruar Hilton – Jam kaq e lumtur dhe e emocionuar që jam fejuar me dashurinë e jetës time. Mikun tim më të mirë dhe shpirtin tim binjak. Perfekt në gjithçka, i ndershëm, i dashur dhe i sjellshëm. Ndjehem femra më me fat në botë! Je ëndrra ime që u bë realitet. Faleminderit që më tregove se përrallat ekzistojnë’.

Chris Zylka, model dhe aktor në “The Leftovers” në të kaluarën ka qenë i lidhur me yllin e “Pretty Little Liars”, Lucy Hale, ndërsa Hilton me miliarderin zviceran Thomas Gross.
Përpara atij ajo ka qenë në lidhje dashurie me grekun Stavros Niarchos dhe ish pjesëtarin e Backstreet Boys, Nick Carter.
(da.xha/BalkanWeb)

The most romantic moment of my life! ?? #Engaged ??

A post shared by Paris Hilton (@parishilton) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb