Franca ka dëbuar familjen myslimane boshnjake e cila dhunoi dhe i rruajti kokën adoleshentës, pjestare të familjes së tyre pasi u lidh me serbin ortodoks.

Ka qenë vetë ministri i brendshëm francez, Gerald Darmian i cili paralajmëroi ndëshkimin për brutalitetin si dhe tashmë ka marrë vendimin për të dëbuar familjen duke përdorur dhe gjuhë të ashpër ‘’Nuk kanë arsye pse të qëndrojnë më në tokën tonë’’.

Ai ka siguruar se ata do të lihen jashtë kufirit të Francës. Ndërkohë vajza e mitur është vendosur në një zonë ku është e mbrojtur dhe do të qëndrojë në Francë.

Ajo më 13 gusht kishte vendosur të largohej nga familja për të jetuar me 20- vjeçarin serb. Pas 4 ditësh u kthye në shtëpi për të negociuar po babai, e ëma, halla dhe xhaxhai e torturuan. Ndërkohë edhe pse dëbohen, 4 anëtarët e familjes boshnjake tashmë janë në një gjyq në Francë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb