Franca ka mposhtur me rezultatin 2-1 Spanjën duke u shpallur kështu kampionia e Ligës së Kombeve. Spanjollët ishin ata që zhbllokuan sfidën, duke realizuar me anë të Mikel Oyrazabal, i cili shfrytëzoi mjaft mirë topin e dhuruar nga Sergio Busquets. Gëzimi i spanjollëve do të zgjaste vetëm dy minuta, pasi “Gjelat” do të barazonin me anë të Karim Benzema.

Fillimisht u mendua se ndeshja do të vendosej në kohën shtesë, por në minutën e 80-ë, Theo Hernandez asistoi për asin e PSG, Kilyan Mbappen, i cili mposhti me lehtësi portierin Unai Simon.

Francezët fitojnë kështu një nga trofetë më të reja të UEFA-s. Ato mposhtën në gjysmëfinale Belgjikën, ndërsa Spanja, mposhti 2-1 Italinë kampione të Evropës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb